13-vjeçari nga Debreshi përfundon në urgjencë pas rënies nga trotineti elektrik
Një 13-vjeçar nga fshati Debresh ka përfunduar në Qendrën Urgjente në Gostivar pasi është lënduar nga rënia me trotinet elektrik. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 tetor 2026, rreth orës 15:35, teksa i mituri po ngiste...
Një 13-vjeçar nga fshati Debresh ka përfunduar në Qendrën Urgjente në Gostivar pasi është lënduar nga rënia me trotinet elektrik.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 tetor 2026, rreth orës 15:35, teksa i mituri po ngiste trotinetin nëpër fshat.
Pas aksidentit, 13-vjeçari është dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar për t’i ofruar ndihmë mjekësore.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar.
Flaka
The post 13-vjeçari nga Debreshi përfundon në urgjencë pas rënies nga trotineti elektrik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.