14-vjeçari kapet duke drejtuar motoçikletën në drejtim të kundërt në Veles

Një 14-vjeçar nga Velesi është ndaluar nga policia pasi është konstatuar duke drejtuar një motoçikletë në drejtim të kundërt me atë të lejuar. Rasti ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 10:00, në rrugën “11 Tetori” në Veles. Sipas policis...

shtator 2, 2026 - 21:30
14-vjeçari kapet duke drejtuar motoçikletën në drejtim të kundërt në Veles

Një 14-vjeçar nga Velesi është ndaluar nga policia pasi është konstatuar duke drejtuar një motoçikletë në drejtim të kundërt me atë të lejuar.

Rasti ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 10:00, në rrugën “11 Tetori” në Veles. Sipas policisë, i mituri është vërejtur duke lëvizur me motoçikletë në drejtim të kundërt, ndërsa pasi ka parë policinë, e ka parkuar mjetin dhe është larguar me vrap.

Pas masave të ndërmarra, policia e ka gjetur 14-vjeçarin dhe ka konstatuar se ai kishte qenë drejtuesi i motoçikletës.

Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të një prindi dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale në Veles.

Motoçikleta është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Flaka

The post 14-vjeçari kapet duke drejtuar motoçikletën në drejtim të kundërt në Veles appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.