15 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin për byzylykë elektronikë për dhunuesit brenda më pak se tri ditësh
Peticioni kërkon vendosjen e pajisjeve elektronike për gjurmimin e autorëve të dhunës në familje, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe alarmimin e institucioneve në rast të shkeljes së urdhrit për ndalim afrimi. Për më pak se tri ditë, 15...
Peticioni kërkon vendosjen e pajisjeve elektronike për gjurmimin e autorëve të dhunës në familje, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe alarmimin e institucioneve në rast të shkeljes së urdhrit për ndalim afrimi.
Për më pak se tri ditë, 15.000 qytetarë kanë nënshkruar peticionin për vendosjen e byzylykëve elektronikë për gjurmimin e autorëve të dhunës në familje.
Nisma ka marrë mbështetje të madhe pas një serie rastesh të dhunës ndaj grave dhe vrasjes së fundit të 17-vjeçares Biljana Qiriq nga Bogdanci.
Peticioni parasheh vendosjen e pajisjeve elektronike te dhunuesit, të cilat do të mundësojnë gjurmimin e lëvizjeve të tyre dhe do ta paralajmërojnë viktimën, si dhe institucionet kompetente, në rast se autori afrohet më shumë sesa distanca e përcaktuar me ligj.
Qëllimi i kësaj mase është forcimi i mbrojtjes së viktimave, veçanërisht i atyre që kanë denoncuar dhunën dhe ndaj autorëve të së cilës janë shqiptuar masa për ndalim afrimi.
Rritja e numrit të nënshkrimeve vjen pas disa rasteve të femicidit dhe reagimeve publike për dështimet institucionale në mbrojtjen e viktimave.
Më 8 nëntor, në Shkup u mbajt edhe një marsh protestues kundër femicidit, dhunës institucionale dhe pandëshkueshmërisë. Pjesëmarrësit kërkuan masa konkrete dhe përgjegjësi nga institucionet kompetente.
Iniciativën për peticionin e ka nisur deputetja Monika Zajkova, ndërsa përmes tij kërkohen 10.000 nënshkrime për inicimin e procedurës për mbajtjen e referendumit për vendosjen e sistemit të gjurmimit elektronik të dhunuesve. Gazeta Flaka
The post 15 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin për byzylykë elektronikë për dhunuesit brenda më pak se tri ditësh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.