15-vjeçari me „Mercedes“ godet një biçiklist në Llopat, i lënduari përfundon në spital

Një biciklist ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur nga një makinë e drejtuar nga një 15-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në rrugën lokale të fshatit Llopat të Kumanovës, informon tvfesta. Sipas njof...

shtator 26, 2026 - 19:00
15-vjeçari me „Mercedes“ godet një biçiklist në Llopat, i lënduari përfundon në spital

Një biciklist ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur nga një makinë e drejtuar nga një 15-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në rrugën lokale të fshatit Llopat të Kumanovës, informon tvfesta.

Sipas njoftimit nga policia, në aksident janë përfshirë një automjet i tipit „Mercedes“ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 15-vjeçari nga fshati Llopat, dhe një biçikletë e drejtuar nga I.H. (50), po ashtu nga i njëjti fshat.

Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Urgjente në Kumanovë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor nga SPB Kumanovë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.