16 operacione dhe 24 kontrolle specialistike për të lënduarit nga tragjedia në Koçan
Kujdesi për të lënduarit nga tragjedia në Koçan vazhdon edhe pas përfundimit të trajtimit spitalor. Në kuadër të bashkëpunimit me qendrën mjekësore izraelite “Sheba”, deri më tani janë kryer 16 operacione dhe 24 kontrolle specialistike, njo...
Kujdesi për të lënduarit nga tragjedia në Koçan vazhdon edhe pas përfundimit të trajtimit spitalor. Në kuadër të bashkëpunimit me qendrën mjekësore izraelite “Sheba”, deri më tani janë kryer 16 operacione dhe 24 kontrolle specialistike, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Në konferencën e sotme për media, Klekovski bëri të ditur se ndërhyrjet janë realizuar nga kirurgët izraelitë të qendrës “Sheba” në Tel Aviv, në bashkëpunim me ekipet mjekësore vendase.
Operacionet janë përqendruar kryesisht te duart dhe gjymtyrët e sipërme, me qëllim rikthimin e funksionalitetit të tyre. Ndërhyrjet kanë përfshirë trajtimin dhe korrigjimin e shenjave të djegieve, lirimin e kontrakturave, Z-plastikën dhe transplantimin e lëkurës me trashësi të plotë.
Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të qendrës “Sheba”, Klinikës Universitare të Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive, Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit dhe grupit punues të Ministrisë së Shëndetësisë.
„Autoritetet shëndetësore do të jenë pranë të lënduarve edhe në vazhdimësi. Kujdesi për të lënduarit në Koçan nuk përfundoi me trajtimin spitalor. Ai vazhdon përmes operacioneve, kontrolleve dhe rehabilitimit“, deklaroi Klekovski, duke falënderuar mjekët izraelitë për mbështetjen.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.