17 të reja brenda javës së fundit me fruth në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 11 tetor 2026, në Kosovë janë konfirmuar 203 raste me fruth. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 17 raste të reja, ndërsa mbi 95 për...

tetor 12, 2026 - 18:00
17 të reja brenda javës së fundit me fruth në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 11 tetor 2026, në Kosovë janë konfirmuar 203 raste me fruth.

Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 17 raste të reja, ndërsa mbi 95 për qind e personave të infektuar janë të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

IKShPK ka publikuar edhe të dhënat për rastet sipas komunave, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Sipas institutit, vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të komunitetit.

Në kuadër të vaksinimit të vonuar, janë vaksinuar mbi 3 mijë e 265 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç, të cilët nuk i kishin marrë vaksinat me kohë.

IKShPK u bën thirrje prindërve që të sigurohen se fëmijët e tyre janë të vaksinuar sipas kalendarit kombëtar, për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së fruthit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.