17-vjeçari në timonin e “Seat”-it në aksidentin e rëndë, dy persona të lënduar rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:30, në afërsi të Stopanski Dvorit në Shkup, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë. Sipas MPB-së, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Seat”, i drejtu...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:30, në afërsi të Stopanski Dvorit në Shkup, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.
Sipas MPB-së, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Seat”, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga Shkupi, dhe një “Peugeot”, të cilin e drejtonte një 52-vjeçar nga Dellçeva.
Nga përplasja, lëndime të rënda trupore kanë pësuar 17-vjeçari dhe bashkudhëtari i tij B.A., ndërsa drejtuesi i “Peugeot”-it ka marrë lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.