18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi

Agim Ismaili, i burgosuri në rastin “Alfa”, kërkon rigjykim të menjëhershëm, duke pretenduar se provat dhe dëshmitë e reja mund të dëshmojnë pafajësinë e tij. Ai kritikon institucionet e Maqedonisë së Veriut për mungesën e ekspertëve që mun...

tetor 31, 2026 - 21:00
18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi

Agim Ismaili, i burgosuri në rastin “Alfa”, kërkon rigjykim të menjëhershëm, duke pretenduar se provat dhe dëshmitë e reja mund të dëshmojnë pafajësinë e tij.

Ai kritikon institucionet e Maqedonisë së Veriut për mungesën e ekspertëve që mund të verifikojnë video-ekspertizën e realizuar jashtë vendit.

“Ligji ju obligon të kërkoni ndihmë juridike ndërkombëtare, e jo të lini njerëz të pafajshëm të kalben në burg për shkak të paaftësisë suaj”, shkruan Ismaili.

Ai e cilëson këtë situatë si “krim institucional” dhe kërkon rigjykim të menjëhershëm, duke apeluar për mbështetjen e qytetarëve.

“Zëri juaj është shpresa ime për drejtësi!”, përfundon mesazhin e tij Ismaili.

2008–2026 | 18 vite padrejtësi?

#RastiAlfa #AgimIsmaili #Rigjykim #Drejtësi


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.