19-vjeçari humb jetën pasi u fut në vështirësi në ujërat e liqenit në Angli
Një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi vështirësi në ujë në liqenin Grasmere, në Lake District të Anglisë. Shërbimet emergjente u thirrën rreth orës 16:35 të së shtunës, pas raportimeve se një i ri kishte pasur probleme në ujë. I riu u n...


Një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi vështirësi në ujë në liqenin Grasmere, në Lake District të Anglisë.
Shërbimet emergjente u thirrën rreth orës 16:35 të së shtunës, pas raportimeve se një i ri kishte pasur probleme në ujë.
I riu u nxor nga liqeni dhe u dërgua në spital, por më vonë ndërroi jetë, raporton Sky News.
Policia e Cumbrias ka bërë të ditur se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë. Autoritetet kanë falënderuar të gjithë personat që u përfshinë në ndihmën ndaj të riut, veçanërisht ata që ndihmuan për ta nxjerrë në breg.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
