20-vjeçari nga Palatica ndalohet nga policia, iu gjetën 15 paketime me substancë të ndaluar

Më 5 tetor 2026, rreth mesnatës, në fshatin Palaticë të Tetovës, nëpunës policorë të Repartit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 20-vjeçar me inicialet F.N. Sipas policisë, gjatë kontroll...

tetor 5, 2026 - 14:30
20-vjeçari nga Palatica ndalohet nga policia, iu gjetën 15 paketime me substancë të ndaluar

Më 5 tetor 2026, rreth mesnatës, në fshatin Palaticë të Tetovës, nëpunës policorë të Repartit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 20-vjeçar me inicialet F.N.

Sipas policisë, gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 15 paketime me marihuanë.

I riu është mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës për veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Flaka

The post 20-vjeçari nga Palatica ndalohet nga policia, iu gjetën 15 paketime me substancë të ndaluar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.