200 mijë euro të padeklaruara në kufi, zbulohen mes ulëseve, nën kompjuter dhe në valixhe
Një shtetas hungarez është ndaluar në pikën kufitare të Tabanocit pasi në automjetin e tij janë zbuluar 200.000 euro të padeklaruara. Nga kjo shumë, autoritetet doganore kanë mbajtur 190.000 euro, ndërsa 10.000 euro i janë kthyer udhëtarit,...
Një shtetas hungarez është ndaluar në pikën kufitare të Tabanocit pasi në automjetin e tij janë zbuluar 200.000 euro të padeklaruara. Nga kjo shumë, autoritetet doganore kanë mbajtur 190.000 euro, ndërsa 10.000 euro i janë kthyer udhëtarit, në përputhje me ligjin.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, automjeti është përzgjedhur për kontroll pas lindjes së dyshimeve. Gjatë kontrollit të detajuar, paratë janë zbuluar në tri vende të ndryshme brenda automjetit.
Fillimisht, në një çantë të zezë prej pëlhure, të vendosur mes ulëseve pranë levës së ndërrimit të shpejtësive, janë gjetur 65.000 euro.
Më pas, në një çantë të vogël të zezë, të fshehur në një çantë shpine nën një kompjuter në ulësen e pasme, janë zbuluar 37.650 euro të tjera. Ndërsa në një valixhe, mes rrobave, është gjetur edhe një shumë prej 97.350 eurosh.
Shuma e përgjithshme e parave të padeklaruara arrin në 200.000 euro. Në bazë të Ligjit për operacionet valutore, udhëtarit i janë kthyer 10.000 euro, ndërsa 190.000 eurot e mbetura janë mbajtur nga autoritetet doganore, të cilat kanë lëshuar dëshmi për mbajtjen e mjeteve financiare.
Drejtoria e Doganave njofton se ndaj shtetasit hungarez është paraqitur kallëzim përkatës për kundërvajtje. Gazeta Flaka
The post 200 mijë euro të padeklaruara në kufi, zbulohen mes ulëseve, nën kompjuter dhe në valixhe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.