21 mijë euro për një shtëpi që nuk u ndërtua, 35-vjeçari nga Gostivari denoncon mashtrimin

Një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar në polici një rast të dyshuar mashtrimi, pasi ka paguar 21 mijë euro si paradhënie për ndërtimin e një shtëpie që nuk u realizua. Sipas denoncimit, ai kishte lidhur kontrata me shkrim...

tetor 14, 2026 - 23:00
21 mijë euro për një shtëpi që nuk u ndërtua, 35-vjeçari nga Gostivari denoncon mashtrimin

Një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar në polici një rast të dyshuar mashtrimi, pasi ka paguar 21 mijë euro si paradhënie për ndërtimin e një shtëpie që nuk u realizua.

Sipas denoncimit, ai kishte lidhur kontrata me shkrim me personin S.S., me të cilin kishte kontaktuar përmes një rrjeti social. Pagesat i kishte kryer në disa raste, ndërsa personi dyshohet se i kishte dërguar fotografi të punimeve të pretenduara ndërtimore.

Pas një periudhe, S.S. kishte ndërprerë kontaktet telefonike dhe nuk i kishte kryer punët e dakorduara.

Rasti është raportuar më 13 tetor në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e tij.

Flaka

The post 21 mijë euro për një shtëpi që nuk u ndërtua, 35-vjeçari nga Gostivari denoncon mashtrimin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.