23-vjeçari nga Gradeci lëndohet pasi rrëzohet me një mjet katërrotësh

Një 23-vjeçar nga fshati Gradec i Komunës së Vrapçishtit është lënduar pasi është rrëzuar me një mjet katërrotësh (ATV) në një rrugë pyjore mbi fshatin Gornjan. Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 25 tetor, rreth orës 1...

tetor 26, 2026 - 16:00
23-vjeçari nga Gradeci lëndohet pasi rrëzohet me një mjet katërrotësh

Një 23-vjeçar nga fshati Gradec i Komunës së Vrapçishtit është lënduar pasi është rrëzuar me një mjet katërrotësh (ATV) në një rrugë pyjore mbi fshatin Gornjan.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 25 tetor, rreth orës 17:25, pasi i riu është dërguar me lëndime në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar.

Flaka

The post 23-vjeçari nga Gradeci lëndohet pasi rrëzohet me një mjet katërrotësh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.