25 Vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Qeveria feston jubileun, çfarë do të ndodhë sot në seancë
Në sallën ceremoniale të Qeverisë do të mbahet sot një seancë soçiale me rastin e shënimit të 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në këtë seancë do të mbajnë fjalime zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështj...
Në sallën ceremoniale të Qeverisë do të mbahet sot një seancë soçiale me rastin e shënimit të 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Në këtë seancë do të mbajnë fjalime zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikoloski.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në profilet e Qeverisë në “Facebook” dhe “YouTube”.
Marrëveshja Kornizë u nënshkrua para 25 vitesh, më 13 gusht në Shkup, pas përfundimit të negociatave që u zhvilluan në Ohër, duke i dhënë zyrtarisht fund konfliktit të vitit 2001.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.