262 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 102 masa ndaj motoçiklistëve
Në një aksion të përforcuar të policisë në Shkup, gjatë mbrëmjes së 21/22 gushtit, janë sanksionuar 262 drejtues mjetesh, prej të cilëve 102 masa janë shqiptuar ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe mopedeve. Janë evidentuar 93 raste të drej...
Në një aksion të përforcuar të policisë në Shkup, gjatë mbrëmjes së 21/22 gushtit, janë sanksionuar 262 drejtues mjetesh, prej të cilëve 102 masa janë shqiptuar ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe mopedeve.
Janë evidentuar 93 raste të drejtimit pa helmetë, ndërsa pjesa tjetër lidhet me kategori të papërshtatshme, drejtim pa provim të dhënë dhe shkelje të tjera të trafikut, përfshirë kalimin në të kuqe.
Policia ka sekuestruar përkohësisht një motoçikletë, ndërsa gjashtë persona janë privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Kontrollet e përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.