27-vjeçari sulmon fizikisht prindërit dhe motrën, arrestohet në Shkup

Një 27-vjeçar është privuar nga liria në Shkup, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit dhe motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë familjare. Sipas njoftimit të SPB Shkup, ngjarja ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 23:0...

tetor 25, 2026 - 20:00
27-vjeçari sulmon fizikisht prindërit dhe motrën, arrestohet në Shkup

Një 27-vjeçar është privuar nga liria në Shkup, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit dhe motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë familjare.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, ngjarja ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 23:00, ndërsa i dyshuari K.A. është arrestuar pas mesnatës, në orën 00:15 të 25 tetorit.

Policia po dokumenton rastin, ndërsa pas përfundimit të procedurave ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Flaka

The post 27-vjeçari sulmon fizikisht prindërit dhe motrën, arrestohet në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.