27 vjetori i Policisë së Kosovës, zv.ministri Iseni në Prishtinë: Partneritet i palëkundur për sigurinë e qytetarëve tanë!”

— Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka marrë pjesë sot në Prishtinë në ceremoninë solemne me rastin e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Në ngjarjen solemne, e cila u or...

shtator 6, 2026 - 22:00
27 vjetori i Policisë së Kosovës, zv.ministri Iseni në Prishtinë: Partneritet i palëkundur për sigurinë e qytetarëve tanë!”

— Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka marrë pjesë sot në Prishtinë në ceremoninë solemne me rastin e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në ngjarjen solemne, e cila u organizua me ftesë të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Enver Dugolli, u mblodhën personalitete të larta institucionale, drejtues të sektorit të sigurisë dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
Gjatë ceremonisë u vu inkuadrimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës përgjatë gati tre dekadave në garantimin e sigurisë publike, mbrojtjen e rendit dhe qytetarëve, si dhe në forcimin e institucioneve të shtetit ligjor.

Në fjalën dhe urimin e tij drejtuar strukturave të sigurisë kosovare, zëvendësministri Iseni ka vlerësuar lart marrdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin e shkëlqyer policor ndërmjet dy vendeve fqinje. Ai ka shprehur bindjen e plotë se ky partneritet do të vijojë të thellohet edhe më tej përmes operacioneve të përbashkëta dhe shkëmbimit të informacioneve, në funksion të drejtpërdrejtë të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve të të dyja vendeve dhe rajonit.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.