28-vjeçari nga Gostivari denoncon ish-të dashurën: E kërcënoi dhe e ndoqi

Një 28-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se është shqetësuar dhe kërcënuar nga ish-e dashura e tij. Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar në Departamentin e Policisë në Gostivar, pasi rreth orës 21:00, në bulevardi...

shtator 3, 2026 - 15:00
28-vjeçari nga Gostivari denoncon ish-të dashurën: E kërcënoi dhe e ndoqi

Një 28-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se është shqetësuar dhe kërcënuar nga ish-e dashura e tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar në Departamentin e Policisë në Gostivar, pasi rreth orës 21:00, në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, V.N. dyshohet se e ka sulmuar verbalisht dhe e ka kërcënuar 28-vjeçarin.

Sipas denoncimit, ish-e dashura e tij edhe më parë, në disa raste, e ka shqetësuar dhe e ka ndjekur.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Flaka

The post 28-vjeçari nga Gostivari denoncon ish-të dashurën: E kërcënoi dhe e ndoqi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.