3 të mitur sulmohen fizikisht nga bashkëmoshatarët në Novo Sellë të Kumanovës
Tre të mitur janë sulmuar fizikisht mbrëmjen e së martës nga disa bashkëmoshatarë në Novo Sellë të Kumanovës. Sipas njoftimit të policisë, më 26 gusht, rreth orës 01:00, në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, personi ke iniciale ...
Tre të mitur janë sulmuar fizikisht mbrëmjen e së martës nga disa bashkëmoshatarë në Novo Sellë të Kumanovës.
Sipas njoftimit të policisë, më 26 gusht, rreth orës 01:00, në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, personi ke iniciale M.T. (36) nga një fshat i Kumanovës, ka raportuar se një natë më parë, rreth orës 21:50, në Novo Sellë, djali i saj i mitur dhe dy shokë të tij, po ashtu të mitur, janë sulmuar fizikisht nga disa persona të mitur.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave të incidentit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.