30-vjeçari ndalohet në Negotinë, dyshohet se vodhi nga dy automjete

Më 4 tetor 2026, rreth orës 12:20, në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë kanë privuar nga liria një 30-vjeçar me inicialet S.D. Sipas policisë, ai dyshohet se nga një automjet i parkuar, në pronësi të një 38-vjeçari nga Negotina...

tetor 5, 2026 - 16:30
30-vjeçari ndalohet në Negotinë, dyshohet se vodhi nga dy automjete

Më 4 tetor 2026, rreth orës 12:20, në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë kanë privuar nga liria një 30-vjeçar me inicialet S.D.

Sipas policisë, ai dyshohet se nga një automjet i parkuar, në pronësi të një 38-vjeçari nga Negotina, me përdorimin e forcës ka marrë para, ndërsa nga një automjet tjetër, në pronësi të një 22-vjeçari, ka marrë sende të ndryshme.

Sendet e marra janë gjetur dhe pritet t’u kthehen pronarëve. S.D. është ndaluar në stacion policor, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Flaka

The post 30-vjeçari ndalohet në Negotinë, dyshohet se vodhi nga dy automjete appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.