30-vjeçari nga Kumanova arrestohet nën dyshimin se ka ngacmuar një 18-vjeçare
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 20 gushtit në rrugën „Nikolla Karev“ në Kumanovë. I dyshuari është larguar nga vendi me motoçikletë. Një 30-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka ngacmuar fizikisht një 18-vj...
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 20 gushtit në rrugën „Nikolla Karev“ në Kumanovë. I dyshuari është larguar nga vendi me motoçikletë.
Një 30-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka ngacmuar fizikisht një 18-vjeçare, ndërsa ajo po lëvizte në një rrugë të qytetit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 20 gusht 2026, rreth orës 00:15, në rrugën „Nikolla Karev“ në Kumanovë. I dyshuari, N.J. (30), dyshohet se e ka prekur vajzën në trup, pas së cilës është larguar nga vendi me motoçikletë.
Dy ditë më vonë, më 22 gusht, rreth orës 22:30, pjesëtarët e SPB-së së Kumanovës e kanë privuar nga liria 30-vjeçarin.
Ai është dërguar në stacionin policor, ndërsa nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.