35 vite pavarësi, Gashi: Pyetja nuk është çfarë kemi bërë, por çfarë shteti duam për 35 vitet e ardhshme
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në pritjen solemne me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, tha se shtetësia nuk përfundon me shpalljen e pavarësisë, por ndërtohet çdo ditë përmes institucioneve, drejtësisë, ekonomisë dhe besimit të ...
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në pritjen solemne me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, tha se shtetësia nuk përfundon me shpalljen e pavarësisë, por ndërtohet çdo ditë përmes institucioneve, drejtësisë, ekonomisë dhe besimit të qytetarëve.
Duke folur për 35 vitet e pavarësisë, Gashi vlerësoi veçanërisht faktin se Maqedonia u shkëput nga ish-Jugosllavia në mënyrë paqësore, ndërsa theksoi se rruga e shtetndërtimit ka kaluar edhe nëpër kriza politike e ekonomike, tranzicion dhe emigrim masiv.
Sipas tij, sfida për vitet e ardhshme është krijimi i një shteti ku ligji zbatohet në mënyrë të barabartë, institucionet funksionojnë dhe të rinjtë nuk e shohin largimin jashtë vendit si të vetmen mundësi për një jetë më të mirë.
Gashi theksoi edhe rëndësinë e barazisë mes komuniteteve, duke e cilësuar diversitetin etnik, gjuhësor, fetar dhe kulturor si një realitet që duhet të shndërrohet në forcë të shtetit.
Një pjesë të veçantë të fjalimit ia kushtoi diasporës, duke kërkuar që ajo të mos shihet vetëm si burim remitancash, por si kapital njerëzor që mund të sjellë dije, përvojë, investime dhe lidhje ndërkombëtare.
Në fokus ishte edhe demografia. Gashi tha se mbrojtja dhe afirmimi i familjes është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa politika demografike duhet të shoqërohet me punësim, arsim, shëndetësi, banim dhe cilësi më të mirë të jetës.
Në përfundim, ai e zhvendosi fokusin nga bilanci i 35 viteve të kaluara te pyetja se çfarë shteti dëshirojnë qytetarët të ndërtojnë gjatë 35 viteve të ardhshme. Gazeta Flaka
The post 35 vite pavarësi, Gashi: Pyetja nuk është çfarë kemi bërë, por çfarë shteti duam për 35 vitet e ardhshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.