4 gra të vrara, 2 tentativa vrasjeje – burgim i përjetshëm për vrasësin serial në Kumanovë!

Gjykata Themelore në Kumanovë ka dënuar sot (9 tetor) me burgim të përjetshëm Trajko Bojkovskin, të shpallur fajtor për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje ndaj grave në rajonin e Staro Nagoriçanit. Bojkovski akuzohej për vrasjen e Stan...

tetor 9, 2026 - 17:00
4 gra të vrara, 2 tentativa vrasjeje – burgim i përjetshëm për vrasësin serial në Kumanovë!

Gjykata Themelore në Kumanovë ka dënuar sot (9 tetor) me burgim të përjetshëm Trajko Bojkovskin, të shpallur fajtor për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje ndaj grave në rajonin e Staro Nagoriçanit.

Bojkovski akuzohej për vrasjen e Stançe Karovskës, Janka Antevskës, Marija Marinkovskës dhe Mira Stankovskës, si dhe për tentativat e vrasjes së Rosanka Trajkovskës dhe Slobotka Arsovskës.

Gjatë procesit gjyqësor, Prokuroria kërkoi dënimin maksimal, duke argumentuar se provat e paraqitura dëshmonin fajësinë e të akuzuarit. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke shqiptuar dënimin më të rëndë – burgim të përjetshëm. Priten detaje të tjera lidhur me vendimin gjyqësor.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.