40 kilometra për të mësuar gjuhën amtare – nxënësit shqiptarë të Idrizovës
Filloristët shqiptarë të fshatit Idrizovë mësimin në gjuhën amtare e ndjekin vetëm deri në klasë të pestë, pas asaj duhet të zgjedhin nëse duan të udhëtojnë në një vendbanim tjetër ose të vazhdojnë mësimin në maqedonisht. Prindi Rizvan Sefe...
Filloristët shqiptarë të fshatit Idrizovë mësimin në gjuhën amtare e ndjekin vetëm deri në klasë të pestë, pas asaj duhet të zgjedhin nëse duan të udhëtojnë në një vendbanim tjetër ose të vazhdojnë mësimin në maqedonisht. Prindi Rizvan Seferi tregon se si fëmijët nga mosha 11 vjeçe duhet të bëjnë 40 km në ditë për te shkolla “Kongresi i Manastirit” në Çair të Shkupit, edhe në shi edhe në borë, ndërkaq shpesh autobusët janë përplot me punëtorë dhe nxënësit humbin mësimin.
“Për ne si prindë, për fëmijët tanë që duhet të udhëtojnë në shkolla të largëta si në Ognjancë, poashtu edhe më larg në Kongres të Manastirit është vështirësi dhe problem i madh, më shumë gjatë dimrit, dimrit nuk ka autobusë por edhe kur ka autobusë janë të stërmbushur më pensionistë dhe punëtorë, kështu që ndonjëherë nxënësit kthehet se normalisht i ftohtë i madh, detyrohen të kthehen”, tha Rizvan Seferi – prind.
Ky problem i tangon me vite banorët e fshatit Idrizovë të Gazi Babës, me çka prindërit thonë se kanë humbur shpresat në premtime nga institucionet. E pyetur për këtë ministrja e Arsimit thotë se do të ndërtohen klasa shtesë në Njegosh për nxënësit shqiptarë, por nuk precizon kur.
“Shkolla Njegosh është pjesë e programit “mësim në një ndërrim” dhe zgjerim i kapaciteteve. Në shkollën Njegosh, nuk mund të ju them me siguri – në vjeshtë ose në pranverë – do të fillojë ndërtimi i klasave që të mund të tejkalohet ai problem”, u shpreh ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Për familjet shqiptare, çështja nuk është vetëm e transportit apo organizimit të mësimit, por lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e fëmijëve për të marrë arsim në gjuhën e tyre amtare.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.