41-vjeçari dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij në Gostivar
Një 41-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij 63-vjeçare. Rasti ka ndodhur më 5 tetor, rreth orës 22:00, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar. Sipas denoncimit të bërë nga nëna e tij,...
Një 41-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij 63-vjeçare.
Rasti ka ndodhur më 5 tetor, rreth orës 22:00, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar. Sipas denoncimit të bërë nga nëna e tij, 41-vjeçari e kishte sulmuar fizikisht.
Gjatë ndërhyrjes së policisë dhe alkotestit, tek ai janë matur 1,76 promilë alkool në organizëm. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Flaka
The post 41-vjeçari dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.