41-vjeçari që vdiq disa ditë pas aksidentit me motoçikletë është vëllai i aktorit kosovar, Agan Asllani

I riu që humbi jetën disa ditë pas një aksidenti me motoçikletë në Mitrovicë është vëllai i aktorit të njohur kosovar, Agan Asllani. Lajmin për vdekjen e 41-vjeçarit Berat Asllani e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një njoftimi prekës në...

tetor 30, 2026 - 09:30
41-vjeçari që vdiq disa ditë pas aksidentit me motoçikletë është vëllai i aktorit kosovar, Agan Asllani

I riu që humbi jetën disa ditë pas një aksidenti me motoçikletë në Mitrovicë është vëllai i aktorit të njohur kosovar, Agan Asllani.

Lajmin për vdekjen e 41-vjeçarit Berat Asllani e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

Ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e vëllait, duke njoftuar familjarët, miqtë dhe dashamirët për ndarjen e tij nga jeta.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

Familja ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojë me kohë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.