43-vjeçari gjendet pa shenja jete në një barakë në Bregun e Diellit – Prokuroria nis hetimet

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e 18 shtatorit në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar rreth orës 07:50, në rrugën “Enver Maloku”, brenda një barake, pasi Njësia ...

shtator 19, 2026 - 12:30
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në një barakë në Bregun e Diellit – Prokuroria nis hetimet

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e 18 shtatorit në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar rreth orës 07:50, në rrugën “Enver Maloku”, brenda një barake, pasi Njësia e Emergjencës kishte kërkuar asistencën e Policisë për një person që kishte nevojë për trajtim mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në lokacion, ku ndodheshin edhe zjarrfikësit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ekipi emergjent ka konstatuar se Hysen Spahiu, 43-vjeçar, ishte pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesja kujdestare dhe krimtekniku, ndërsa në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar shoku dhe njerka e të ndjerit.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për Krime të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rast për “Hetim mbi vdekjen”.

Në lokacion ka dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë.

Rasti i është kaluar njësisë së hetimeve për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet që hetimet dhe ekzaminimet përkatëse të sqarojnë rrethanat dhe shkakun e vdekjes.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.