49 automjete të reja të higjienës për 11 komuna në Maqedoni, investim 4.2 milionë euro
49 automjete të reja komunale do të përfshihen në mirëmbajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit dhe në komunat Kumanovë, Prilep, Strumicë, Shtip, Ohër, Tetovë, Negotinë, Kërçovë, Dibër dhe Veles, përcjell TV21. Me një investim prej 4.2 mili...
49 automjete të reja komunale do të përfshihen në mirëmbajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit dhe në komunat Kumanovë, Prilep, Strumicë, Shtip, Ohër, Tetovë, Negotinë, Kërçovë, Dibër dhe Veles, përcjell TV21. Me një investim prej 4.2 milionë eurosh, përmes Bankës Botërore, janë blerë 19 kamionë multifunksionalë të llojeve të ndryshme, 9 cisterna dhe 21 automjete multifunksionale për pastrimin e rrugëve.
Promovimi i automjeteve u zhvillua sot në Shkup, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore.
“Ky projekt është për një mjedis jetësor më të mirë dhe më shumë higjienë në komunat tona, të cilat tani kanë mjete të reja për t’u përballur me mbeturinat. Bëj thirrje edhe për përgjegjësi shoqërore dhe qytetare, sepse të gjithë duhet të jemi njësoj të përgjegjshëm ndaj mjedisit”, tha Mickoski.
Kryetari i Shkupit dhe kreu i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, njoftoi se së shpejti do të prezantohen edhe pesë kamionë të tjerë, të siguruar nga Qyteti i Shkupit. Ai shtoi se po përfundon edhe afati për ankesa lidhur me prokurimin e 3.200 kontejnerëve për Shkupin.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.