5 familje nga Maqedonia, kanë kërkuar ndihmë për evakuim për shkak të zjarreve në Greqi

Deri tani, gjithsej 5 familje nga Maqedonia kanë kërkuar ndihmë ose asistencë për evakuim nga zonat e përfshira nga zjarret në Greqi, sipas informacioneve nga përfaqësia diplomatike-konsullore në Selanik, njofton Ministria e Punëve të Jasht...

gusht 14, 2026 - 12:00
5 familje nga Maqedonia, kanë kërkuar ndihmë për evakuim për shkak të zjarreve në Greqi

Deri tani, gjithsej 5 familje nga Maqedonia kanë kërkuar ndihmë ose asistencë për evakuim nga zonat e përfshira nga zjarret në Greqi, sipas informacioneve nga përfaqësia diplomatike-konsullore në Selanik, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
“Në koordinim me autoritetet kompetente greke, ata janë drejtuar drejt pikave më të afërta të përcaktuara për këtë qëllim, ku janë strehuar bashkë me turistët e tjerë”, thuhet nder te tjerash në njoftimin e Ministrisë se Jashtme.
Ministria e Jashtme u bën edhe një herë thirrje shtetasve te Maqedonise që ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin e shërbimit të Ministrisë:
+389 75 268 736
ose përmes adresës elektronike:
[email protected]
Gjithashtu, mund të kontaktojnë numrat e shërbimit të Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Selanik:
+30 694 526 8068
+389 71 323 001
– Njëkohësisht, u rikujtojmë shtetasve maqedonas që ndodhen në zonat e prekura që të ndjekin me kujdes situatën dhe të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve lokale kompetente – shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.