5 infermierë dhe dy teknikë farmaceutikë punësohen në Klinikën për Onkologji

Klinika universitare për Radioterapi dhe Onkologji ka përfunduar me sukses procedurën për punësimin e pesë infermierëve dhe dy teknikëve farmaceutikë, të cilëve u janë dhënë vendimet përkatëse për punësim, njoftoi Klinika në faqen e saj në ...

gusht 14, 2026 - 14:30
5 infermierë dhe dy teknikë farmaceutikë punësohen në Klinikën për Onkologji

Klinika universitare për Radioterapi dhe Onkologji ka përfunduar me sukses procedurën për punësimin e pesë infermierëve dhe dy teknikëve farmaceutikë, të cilëve u janë dhënë vendimet përkatëse për punësim, njoftoi Klinika në faqen e saj në Facebook.

Siç theksohet, ky përforcim i stafit paraqet një kontribut të rëndësishëm në avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve organizative dhe profesionale të Klinikës, me qëllim sigurimin e kujdesit shëndetësor të vazhdueshëm, efikas dhe cilësor për pacientët.

“Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji mbetet fuqishëm e përkushtuar në forcimin e burimeve njerëzore, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ruajtjen e standardeve të larta profesionale në trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.