59-vjeçarja denoncon bashkëshortin në Gostivar, 65-vjeçari ndalohet nga policia
Një 59-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, duke pretenduar se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje. Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar më 2 shtator 2026, rreth orës 0...
Një 59-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, duke pretenduar se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar më 2 shtator 2026, rreth orës 09:00, në Departamentin e Policisë së Gostivarit. Gruaja ka deklaruar se në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj R.T. (65).
Më vonë, rreth orës 12:10, 65-vjeçari është paraqitur vetë në stacionin policor, ku është privuar nga liria dhe është ndaluar.
Policia njofton se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Flaka
The post 59-vjeçarja denoncon bashkëshortin në Gostivar, 65-vjeçari ndalohet nga policia appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.