62-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Shkup, dyshohet për dhunë
Një 62-vjeçar me inicialet S.J. është gjetur i vdekur dje në shtëpinë e tij, në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit në Shkup. Rasti është raportuar në polici rreth orës 18:40. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa në ...
Një 62-vjeçar me inicialet S.J. është gjetur i vdekur dje në shtëpinë e tij, në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit në Shkup.
Rasti është raportuar në polici rreth orës 18:40. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trupin e viktimës janë vërejtur shenja dhune.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.