67-vjeçari nga Ohri humb jetën në aksident me motoçikletë
Më datën 09.09.2026, rreth orës 11:30, në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Ohër, është raportuar se në rrugën “15 Korpus“ në Ohër, 67-vjeçari me iniciale I.B. nga Ohri, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Ohrit, ka humbur kontroll...
Më datën 09.09.2026, rreth orës 11:30, në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Ohër, është raportuar se në rrugën “15 Korpus“ në Ohër, 67-vjeçari me iniciale I.B. nga Ohri, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.
Si pasojë e plagëve të marra, I.B. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe një ekip i SPB Ohër.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.