69 vjeçari humb jetën në aksident tragjik në Banjicë të Gostivarit

Më datë 30.12.2025 rreth orës 15:15 në DPB Gostivar është raportuar se në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, M.K. (69) nga po i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor “IMT” me rimorkio, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Nga lëndimet e marra, M.K. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë […]

dhjetor 31, 2025 - 16:30
 0
69 vjeçari humb jetën në aksident tragjik në Banjicë të Gostivarit

Më datë 30.12.2025 rreth orës 15:15 në DPB Gostivar është raportuar se në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, M.K. (69) nga po i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor “IMT” me rimorkio, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Nga lëndimet e marra, M.K. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Gostivar ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, kurse inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.