7 herë e goditën me thikë, nëna kërkon drejtësi: Djali jeton me frikë
Nëna e 14-vjeçarit që u godit shtatë herë me thikë në parkun e Çentos në qershor, ende pret drejtësi. Ajo thotë se i biri po përjeton traumë të rëndë psikologjike dhe disa ditë largohet më herët nga shkolla, nga frika se sulmuesit mund të k...
Nëna e 14-vjeçarit që u godit shtatë herë me thikë në parkun e Çentos në qershor, ende pret drejtësi. Ajo thotë se i biri po përjeton traumë të rëndë psikologjike dhe disa ditë largohet më herët nga shkolla, nga frika se sulmuesit mund të kthehen.
Edhe pse tre të dyshuarit kanë masa ndalimi për t’iu afruar të miturit, procedura gjyqësore nuk ka nisur ende, pasi pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
Nëna, Xheljana Selimi, kërkon përshpejtimin e procedurës dhe kundërshton cilësimin e veprës vetëm si dhunë ndaj fëmijës, duke vlerësuar se shtatë goditjet me thikë përbëjnë tentativë vrasjeje.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.