75-vjeçari lëndohet në vendin e punës në Gostivar, dërgohet me urgjencë në Shkup
Një 75-vjeçar nga fshati Llakavicë i Gostivarit është lënduar në vendin e punës dhe, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transportuar për trajtim në Shkup. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 tetor, në një depo për makiner...
Një 75-vjeçar nga fshati Llakavicë i Gostivarit është lënduar në vendin e punës dhe, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transportuar për trajtim në Shkup.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 tetor, në një depo për makineri pune pranë pikës pagesore të Gostivarit. I moshuari, me inicialet S.I., dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth një metri, teksa po përpiqej të shkarkonte një gardh metalik nga një kamion me rimorkio.
Pas ngjarjes, ai është dërguar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup.
Për rastin është njoftuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, ndërsa ekipet policore kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes.
Flaka
The post 75-vjeçari lëndohet në vendin e punës në Gostivar, dërgohet me urgjencë në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.