75-vjeçari plagoset rëndë në aksident në Tetovë, përplaset me një veturë
Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Luboten” në Tetovë. Sipas informacioneve të policisë, në aksident janë përfshirë një automjet “Opel”, i drejtuar nga një 20-vjeçar nga Brodeci, dhe nj...
Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Luboten” në Tetovë.
Sipas informacioneve të policisë, në aksident janë përfshirë një automjet “Opel”, i drejtuar nga një 20-vjeçar nga Brodeci, dhe një biçikletë që drejtohej nga 75-vjeçari nga Reçica e Vogël.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë ekipet kompetente, ndërsa Prokuroria Publike dhe policia kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Flaka
The post 75-vjeçari plagoset rëndë në aksident në Tetovë, përplaset me një veturë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.