Në një ceremoni të organizuar sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë ndarë certifikatat për përfundimin e trajnimit gjashtëmujor për 81 policë pyjorë dhe një zëvendëskomandant.

Ministri Borçe Serafimovski theksoi se përforcimi i Policisë Pyjore me kuadro të reja vjen në fillim të sezonit të ngrohjes, periudhë kur pritet të rritet presioni mbi pasuritë pyjore.

Sipas tij, angazhimi i policëve të rinj do të mundësojë realizimin e më shumë kontrolleve me qëllim parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, si dhe zbulimin e rasteve të transportit dhe shitjes së druve me origjinë të paligjshme.

“Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë, pavarësisht emrit apo funksionit. Përmbajuni fakteve dhe veproni brenda autorizimeve tuaja ligjore. E keni mbështetjen time të plotë në luftën kundër kriminalitetit që dëmton pasurinë tonë pyjore”, u tha ministri Serafimovski pjesëtarëve të rinj të Policisë Pyjore.

Përforcimi i këtij shërbimi synon rritjen e kontrolleve në terren dhe mbrojtjen e pyjeve nga prerjet dhe tregtia e paligjshme e drurit.

The post 81 policë të rinj pyjorë përforcojnë Policinë Pyjore, paralajmërohen kontrolle kundër prerjeve ilegale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.