A do të jenë këto uniforma edhe në gjuhën shqipe?
Në MPB po përgatiten uniformat e reja të policisë. Sipas informacioneve, të gazetës “Lajm” dhe “Lajm TV” tashmë janë marrë edhe numrat e të punësuarve për uniformat e reja. Por pyetja është shumë e thjeshtë dhe legjitime: A do të jenë këto ...
Në MPB po përgatiten uniformat e reja të policisë. Sipas informacioneve, të gazetës “Lajm” dhe “Lajm TV” tashmë janë marrë edhe numrat e të punësuarve për uniformat e reja.
Por pyetja është shumë e thjeshtë dhe legjitime:
A do të jenë këto uniforma edhe në gjuhën shqipe?
A do të respektohet kësaj here Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe parimet e barazisë që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit?
Kanë kaluar 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit. Për 25 vjet shqiptarët kanë qenë pjesë e institucioneve të sigurisë, kanë mbajtur uniformën e Policisë dhe kanë shërbyer me dinjitet për këtë shtet.
A nuk ka ardhur më në fund koha që edhe uniforma e Policisë të jetë simbol i barazisë dhe i një shteti për të gjithë?
Nuk po kërkohet privilegj. Nuk po kërkohet asgjë më shumë se respektimi i ligjit dhe barazia.
Policët shqiptarë meritojnë të ndihen krenarë që e mbajnë uniformën e shtetit të tyre. Dhe pas 25 vitesh nga Marrëveshja e Ohrit, do të ishte një mesazh i fuqishëm nëse uniformat e reja të Policisë së Maqedonisë së Veriut do të ishin më në fund në dy gjuhë – maqedonisht dhe shqip.
Prandaj, pyetja për MPB-në është:
A do të jetë shqipja pjesë e uniformës së re të Policisë?
Të mos mbetet edhe kjo vetëm një premtim.
Ligji duhet të respektohet. Barazia duhet të shihet edhe në uniformë që do të perbënte një hap te rëndesishëm drejt rritjes së mirëbesimit etnik ne Maqedoni! “LajmTV”
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.