A do të ketë marrëveshje VV-LDK, Cakolli paralajmëron
Para seancës konstituive, Eugen Cakolli nga KDI ka vlerësuar se pritjet për një marrëveshje të shpejtë politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së janë jorealiste. Sipas tij, ndryshe nga viti 2019 kur të dyja partitë kishin më shumë inter...
Para seancës konstituive, Eugen Cakolli nga KDI ka vlerësuar se pritjet për një marrëveshje të shpejtë politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së janë jorealiste.
Sipas tij, ndryshe nga viti 2019 kur të dyja partitë kishin më shumë interes për bashkëpunim, aktualisht LVV-ja ka më shumë hapësirë për të pritur pa u dëmtuar politikisht, ndërsa LDK-ja dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, përballen me presion më të madh politik. Cakolli thekson se pala që ka më shumë nevojë për marrëveshje zakonisht ka më pak fuqi negociuese.
Postimi i plotë:
Pak jorealiste këto pritjet optimiste që marrëveshja politike mes LVV-së dhe LDK-së do të arrihej vetëm dy ditë para seancës konstituive.
Një marrëveshje e tillë “në kohë” – para seancës konstituive – nuk u pat arritur as pas zgjedhjeve të vitit 2019. Atëherë, të dyja partitë kishin shumë më tepër nevojë për njëra-tjetrën, bashkimi i tyre shihej gjerësisht si “koalicioni i shpresës”, ndërsa në zgjedhje i ndanin më pak se 2%. E lëre më tash, kur LVV-ja i ka gati trefishin e votave dhe të mandateve të LDK-së.
Tash për tash, Kurti dhe LVV-ja e kanë luksin të presin, e madje edhe të mos arrijnë fare marrëveshje, pa u penalizuar edhe aq shumë elektoralisht. LDK-ja dhe sidomos Abdixhiku nuk e kanë të njëjtin luks, meqë për ta kjo s’është thjesht çështje e formimit të institucioneve, por edhe e fatit politik.
Në fund të fundit, sa më shumë nevojë ka njëra palë për marrëveshje, aq më pak arsye ka pala tjetër të nxitojë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.