A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist?

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán ka zbuluar se shërbimet sekrete të regjimit komunist në Hungari ishin përpjekur ta rekrutonin si informator gjatë kohës kur kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Deklarata e tij ka rikthyer në vëme...

Nëntor 7, 2026 - 09:00
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist?

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán ka zbuluar se shërbimet sekrete të regjimit komunist në Hungari ishin përpjekur ta rekrutonin si informator gjatë kohës kur kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Deklarata e tij ka rikthyer në vëmendje të kaluarën e politikanit dhe ka rindezur debatin mbi dosjet e inteligjencës së periudhës komuniste, të cilat ende nuk janë bërë publike, shkruan A2 CNN.

Orbán ka treguar se përpjekja për ta përfshirë në rrjetin e informatorëve ishte bërë gjatë periudhës së parë të shërbimit ushtarak, por se ai e kishte refuzuar ofertën. Sipas tij, ky refuzim u pasua nga një periudhë e gjatë mbikëqyrjeje nga autoritetet komuniste, e cila nuk kufizohej vetëm tek ai, por përfshinte edhe bashkëshorten dhe figura të tjera të opozitës.

“Gjatë periudhës së parë të shërbimit tim të detyrueshëm ushtarak, ata u përpoqën të më rekrutonin, por unë refuzova, kështu që përpjekja përfundoi pa sukses”, shkroi Orbán.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.