A ka negociata me LDK-në e AAK-në, flasin nga PDK-ja?
Pas një vonese 33 ditore të numërimit të votave, Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se të shtunën do të shpallë zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndonëse rezultatet tashmë dihen, partitë politike kanë deklaruar se diskutimet për formimin e institucioneve do të vazhdojnë nga momenti kur bëhet certifikimi zyrtar i rezultateve të


Pas një vonese 33 ditore të numërimit të votave, Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se të shtunën do të shpallë zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ndonëse rezultatet tashmë dihen, partitë politike kanë deklaruar se diskutimet për formimin e institucioneve do të vazhdojnë nga momenti kur bëhet certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve, madje vetë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar ditë më parë se së pari rezultatet pastaj certifikimi e bisedimet për formimin e institucioneve qendrore.
“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, qeveria sigurt e udhëhequr nga VV dhe unë”, pati deklaruar Kurti.
Megjithatë, partitë opozitare janë të prera se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen “Vetëvendosje”, kështu të paktën kanë deklaruar krerët e partive opozitare. Derisa, ditë më parë zyrtarët e njërës parti opozitare asaj të AAK-së, janë shprehur se ka takime të opozitës për formimin e qeverisë së re.
Nga Partia Demokratike e Kosovës janë deklaruar lidhur me këtë çështje, ku deputeti i kësaj partie, Ferat Shala ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion lidhur me ndonjë takim me LDK e AAK.
“S’kam ndonjë informacion lidhur me këtë çështje, drejtohuni tek kryesia e PDK”, tha shkurt Shala për “Front Online”.