A ka takim Kurti-Abdixhiku? Flet Jehona Lushaku
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, sot (e diel), në orën 14:00. Thirrja u bë pak pasi Haxhiu caktoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Re...


Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, sot (e diel), në orën 14:00.
Thirrja u bë pak pasi Haxhiu caktoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Më herët u raportuar se pritet të ndodh një takim mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut para fillimit të seancës për votimin e Qeverisë së re, raporton IndeksOnline.
Këto pretendime i ka hedhur poshtë, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
“Nuk kam informata se do të ketë takim mes Kurtit e Abdixhikut”, ka thënë ajo derisa ishte duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.