A mund të rikthehet Mexhiti te BDI-ja, ja si përgjigjet Taravari?

Gazetari: Një ndër to është se ka zëra se Izet Mexhiti mund të kthehet tek shtëpia e vet e vjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim. Mund të ndodhë kjo dhe nëse po, do ta kapërdini ju këtë veprim dhe do të vazhdoni koalicionimin me zotin Ah...

tetor 1, 2026 - 00:30
A mund të rikthehet Mexhiti te BDI-ja, ja si përgjigjet Taravari?

Gazetari: Një ndër to është se ka zëra se Izet Mexhiti mund të kthehet tek shtëpia e vet e vjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim. Mund të ndodhë kjo dhe nëse po, do ta kapërdini ju këtë veprim dhe do të vazhdoni koalicionimin me zotin Ahmeti, sepse shifni këtë fotografi të zotit Mexhiti sikur më afër i qëndron ajo, sikur i, i rri më mirë ajo e BDI-së sesa ajo që është lart, Lëvizja Demokratike.

“Realisht, në qoftë se bisedojmë, Izet Mexhiti është pioneri i BDI-së, mendoj njeriu që është rrit në shkollën e BDI-së dhe a kthehet a nuk kthehet është puna e organizatës së atij politike. Unë dje me një emision tjetër e thashë dhe u keqinterpretua me të madhe prej portaleve të Vlenit. Ne, Aleanca për Shqiptarët (ASh), kur jemi larguar prej qeverisë, unë me zotin Mexhiti kemi biseduar, se i kam thënë a pajtohesh se nuk shkojnë punët mirë në qeveri. Është pajtuar se nuk shkojnë punët tamam si duhet. I kam thënë, bile ka pasur edhe dy njerëz tjerë që kanë qenë bashkë me ne. A pajtohesh që…?”, ka thënë Arben Taravari në “Dialog të Lajmi”, të cilin e udhëheq Sefer Tahiri.

Gazetari: Nuk ua zbulojmë emrat. Po nuk është…me rëndësi është që janë dy dëshmitarë të cilët konfirmojnë për këtë, për këtë bisedë. Taravari dhe Mexhiti kanë konkluduar se punët në qeveri nuk shkojnë si duhet nuk shkojnë.

Taravari: Po. Edhe unë kam thënë që është mirë që unë për vete mendoj që nuk rrihet këtu më. Zoti Mexhiti më ka thënë, unë nuk lëvizi. Unë mbetem qeveri. Domethënë, tash interpretohet sikur tash unë kam thënë. Jo tash. Tash, as se kam numrin e Izetit, as s’kam komunikuar për një vjet e diçka. Kështu që atëherë ia kam propozuar edhe unë mendoj se kështu si shkojnë punët janë të vetëdijshëm në qoftë se bisedoni me aktivin politik të VLEN-it, shumica prej atyre dhe që kanë pozicione, thonë se s’kemi takat politik, s’kemi potencë politike. Këtë Bekim Qoku e tha edhe publikisht në parlament. Ne nuk e kemi potencën politike.

Gazetari: Siç e ka pasur BDI-ja kur kishte më shumë deputetë dhe LSDM-ja kishte më pak deputetë. Kështu që VMRO-ja ka 56 deputetë.

Taravari: Kështu që, përsëri LD-ja dhe Izet Mexhiti, duhet të vendosin. Unë mendoj se është një hap i guximshëm që të mundesh dalësh prej qeverie, se është vështirë, sidomos me VMRO-në, e cila të shënjestron. Unë kam përjetuar atë periudhë njëvjeçare që ç’mos bën që ta devallojnë dhe diskreditojnë figurën e Taravarit, sepse s’ka bërë asgjë keq, po është largu prej qeverie. Ua ka lënë vendin atyre që të vazhdojnë. Kështu që hap të guximshëm do ta quaja çdo largim të një partie politike në këtë moment prej qeverie që do të tregon se nuk shkon me majorizim, me imponim, me dominim. Domethënë, çdo herë qeveria duhet të jetë partneritet mes partive të dy etnive kryesore që e përbëjnë Maqedoninë.

Gazetari: Pra, që ta shpjegojmë për publikun, ju i keni thënë zotit Mexhiti që të kthehet apo të rikthehet tek BDI-ja para një viti?

Taravari: Kjo është Prill 2025

Gazetari: Prill, më shumë se një vit.

Taravari: Një vjet e gjysmë gati.

Gazetari: Jo, jo tani…

Taravari: I kam thënë se unë kështu siç shkon konstatimi jonë përbashkët ka qenë se nuk shkon mire!


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.