A mund të varroset një mysliman me flamurin kuq e zi? Flet Hoxha
Hoxhë Jahir Beqiri ka thënë se nuk ka pengesë fetare që një mysliman të varroset i mbuluar me flamurin kombëtar kuqezi. Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Beqiri tha se gjatë karrierës së tij si imam nuk ka hasur në raste kur flamu...
Hoxhë Jahir Beqiri ka thënë se nuk ka pengesë fetare që një mysliman të varroset i mbuluar me flamurin kombëtar kuqezi.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Beqiri tha se gjatë karrierës së tij si imam nuk ka hasur në raste kur flamuri kombëtar është ndaluar në ceremonitë mortore.
“Prej viteve ’84 unë punoj si imam, si hoxhë, edhe asnjëherë nuk kam hasur në pengesa, po as nuk kam dëgjuar që kanë pasur pengesa kolegët, që dikush, nëse ka pasur dëshirë, ta mbulojë të vdekurin e vet me flamur kombëtar”, deklaroi Beqiri në Klan Kosova.
Ai tha njëherësh, se edhe figurat kombëtare, ushtarët dhe personalitetet publike mund të përcillen për në banesën e fundit me flamurin kombëtar.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.