A po përmbushet premtimi zgjedhor në Tetovë? Ja si u përgjigjën pjesëmarrësit në sondazh

Sondazhi i fundit i realizuar nga VOX FLAKA, me pyetjen „A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?“, është përmbyllur pas shtatë ditësh votimi në platformën elektronike flaka.com.mk. Rezultatet tregojnë se shumica e pjesëma...

Nëntor 1, 2026 - 00:00
A po përmbushet premtimi zgjedhor në Tetovë? Ja si u përgjigjën pjesëmarrësit në sondazh

Sondazhi i fundit i realizuar nga VOX FLAKA, me pyetjen „A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?“, është përmbyllur pas shtatë ditësh votimi në platformën elektronike flaka.com.mk.

Rezultatet tregojnë se shumica e pjesëmarrësve në sondazh janë shprehur se programi zgjedhor nuk po realizohet.

Nga gjithsej 71 vota të regjistruara:

  • 43 vota (61%) – Nuk po realizohet.
  • 21 vota (30%) – Po realizohet.
  • 7 vota (10%) – Nuk e di.

Rezultatet pasqyrojnë qëndrimet e pjesëmarrësve në sondazh dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht opinionin e përgjithshëm publik.

Pyetja e radhës në VOX FLAKA

Duke pasur parasysh protestat dhe pakënaqësitë sociale në vende të ndryshme të rajonit dhe të botës, VOX FLAKA hap një sondazh të ri për të matur perceptimin e qytetarëve lidhur me mundësinë e përhapjes së një vale të ngjashme protestash edhe në Maqedoninë e Veriut.

Pyetja:

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Mundësitë e përgjigjes:

  1. Po, është koha.
  2. Jo, nuk mendoj.
  3. Nuk ka arsye për të protestuar.

Ftojmë lexuesit të marrin pjesë në sondazh dhe të shprehin qëndrimin e tyre përmes platformës flaka.com.mk.

VOX FLAKA pasqyron qëndrimet e pjesëmarrësve në sondazh dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht opinionin e përgjithshëm publik.

The post A po përmbushet premtimi zgjedhor në Tetovë? Ja si u përgjigjën pjesëmarrësit në sondazh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.