Abdixhiku konfirmon se LDK-ja do të marrë pjesë në grupin punues për Gjykatën Speciale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në grupin punues të formuar për Gjykatën Speciale. Ai tha se i ka propozuar shefes së grupit parlamentar që në këtë grup të marrë pjesë deputeti, Kujti...

tetor 15, 2026 - 14:30
Abdixhiku konfirmon se LDK-ja do të marrë pjesë në grupin punues për Gjykatën Speciale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në grupin punues të formuar për Gjykatën Speciale.

Ai tha se i ka propozuar shefes së grupit parlamentar që në këtë grup të marrë pjesë deputeti, Kujtim Shala.

“Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozojë akademik, Kujtim Shalën. Nëse akademik, Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do jetë vetë Jehona Lushaku-Sadriu. Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”, tha ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.