Abdixhiku: LDK-ja heq dorë nga presidenti, nuk bëhemi bllokadë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën e thirrur për media ka deklaruar se LDK-ja heq dorë nga posti i presidentit, por nuk do të bëhet bllokadë për institucionet. Ai ka deklaruar se për të tejkaluar krizën LDK-ja heqë dorë nga...


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën e thirrur për media ka deklaruar se LDK-ja heq dorë nga posti i presidentit, por nuk do të bëhet bllokadë për institucionet.
Ai ka deklaruar se për të tejkaluar krizën LDK-ja heqë dorë nga çdo pozitë, përfshirë, postin e Presidentit,
“Për ta çliruar procesin nga çdo alibi dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror, LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri, le t’i mbajë të gjitha VV-ja. Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për ta udhëhequr postin e presidentit”, ka thënë Abdixhiku.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZET10
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
