Abdixhiku nga Muzeqina e Shtimes: Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar banorët e fshatit Muzeqinë të Shtimes, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen e jashtëzakonshme. Ai theksoi se nga fshatrat më të vogla deri te qendrat më

shkurt 4, 2025 - 02:00
 0  1
Abdixhiku nga Muzeqina e Shtimes: Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së
abdixhiku-nga-muzeqina-e-shtimes:-nga-fshatrat-me-te-vogla-deri-ne-qendrat-me-te-medha,-qytetaret-po-i-bashkohen-ldk-se

abdixhiku-nga-muzeqina-e-shtimes:-nga-fshatrat-me-te-vogla-deri-ne-qendrat-me-te-medha,-qytetaret-po-i-bashkohen-ldk-se

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar banorët e fshatit Muzeqinë të Shtimes, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen e jashtëzakonshme.

Ai theksoi se nga fshatrat më të vogla deri te qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së për të rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe progresit.

“Pritje e jashtëzakonshme edhe në fshatin Muzeqinë të Shtimes! Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së dhe po na e japin forcën për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe progresit. Sepse LDK është shtëpia e të gjithë atyre që duan stabilitet dhe zhvillim! Falemnderit kryetarit të degës sonë këtu dhe kandidatit në listën tonë, Kastriot Shabani për këtë organizim të jashtëzakonshëm! Fitore, dhe asgjë më pak!” – ka shkruar Abdixhiku.