Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: Për Presidentin flasim vetëm me Albin Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën për takim të Ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja takime të til...

gusht 17, 2026 - 16:30
Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: Për Presidentin flasim vetëm me Albin Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën për takim të Ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja takime të tilla i zhvillon me kryetarët e partive, duke theksuar se në këtë rast mund të takohet vetëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku.Përveç LDK-së, ftesën e Haxhiut për takim rreth çështjes së Presidentit e kanë refuzuar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.